• |
ide | kryesore

Boban tek Milan, pengohet nga Infantino: “Do ta lidh tek Kulla Eiffel”

Sport



Milan i të ardhmes duhet ende të marrë formë në nivel drejtuesish, por ndërkohë mes batutave e buzëqeshjeve, Gianni Infantino mundohet të bllokojë kandidaturën e Zvonimir Boban, që po përflitet në orët e fundit për një rol politik të nivelit të lartë tek kuqezinjtë. “Boban tek Milan? Do ta lidh tek Tour Eiffel…”, ka deklaruar presidenti i FIFA, duke kërkuar të blindojë zëvendës sekretarin e përgjithshëm të Fifa.

Duke ndërhyrë në ndeshjen tradicionale me lavditë e dikurshme, luajtur në kryeqytetin francez, Infantino ka replikuar me një batutë zërave për interesimin e Milan për kroatin. Emri i Boban është një hipotezë për ta rikthyer “Zorro” në shtëpinë kuqezi, duke e bashkuar kështu me Maldini e Gazidis në administrimin e raporteve me Uefa. Një detyrë që në fakt i përshtatet plotësisht Boban, duke parë eksperiencën e madhe politike, krijuar në vite, në organizamat ndërkombëtare të futbollit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *