• |
ide | kryesore

Brazili humb Neymar: dëmtim në kavilje, lamtumirë Kupës së Amerikës

Sport



Një 2019 e frikshme i dhuron një tjetër hidhërim Neymar: pas dëmtimit në këmbën e djathtë në janar (që e mbajtur larg fushës për 18 ndeshje) e akuzave për prdhunim nga një modele, vjen një tjetër goditje e rëndë, këtë herë dëmtim në kaviljen e djathtë, që e detyroi të dilte para kohe nga miqësorja e Brazilit kundër Katar e do ta detyrojë të mos marrë pjesë në Kupën e Amerikës që staton në 15 qershor.

Testi me fanellën verdhejeshile zgjati vetëm 20 minuta: Neymar vendosi keq këmbën e djathtë pas një kontrasti loje me Assim Madibo. Sulmuesi i Psg e kuptoi menjëherë shkallën e dëmtimit, thërriti mjekët dhe doli nga fusha para kohe në lot. Përgjegjësi i kontrolleve mjekësore nuk i jep asnjë shpresë lojtarit: shembje e kaviljes dhe këputje e ligamentit, gjë që do ta bëjë teknikun Tite të njoftojë zëvendësuesin e tij.

Duket si një profeci, në kohën kur Federata Braziliane e Futbollit ishte ndarë në dysh me zëvendës presidentin që kërkonte që numri 10 të mos merrte pjesë në turne, për shkak të akuzave për përdhnim dhe gjendjes psikologjike. Por pavarësisht kundërshtimit të numrit 1 të futbollit Brazilian, Neymar nuk do të luajë gjithësesi për shkak të dëmtimit.

Brazili, që sapo i kishte hequr shiritin e kapitenit O’ Ney për ta kaluar tek Dani Alves, e fitoi miqësoren 2-0 me golat e Richarlison e Gabriel Jesus: në mesin e qershorit Selecao do të debutojë kundër Bolivisë në Kupën e Amerikës.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *