• |
ide | kryesore

Buffon ka fituar gjithçka, veç Kupës së mallkuar: tani duhet ti japë lamtumirën…

Sport



Gianluigi Buffon nuk do të tërhiqet. Ka ende dëshirë të luajë, të presë goditje dhe, në fund të raportit të tij me Paris Saint Germain, nuk i ka humbur siguritë e tij. Në ditën e djeshme PSG ka shpërndarë një komunikatë: raporti me Bufonin është mbyllur pas një sezoni. Në fakt, dukej e pashmangshme pas atyre gabimeve vendimtare, mbi të gjitha ajo në Parc de Prince ndaj Manchester United. Atje praktikisht është luajtur mundësia e konfirmimit tek PSG, mundësia për ta provuar edhe një herë tjetër për të fituar me parizienët Champions League.

Suksesi i munguar në një karrierë të jashtëzakonshme të mbushur plot me trofe. “Aventura ime jashtë Italisë përfundon kështu”, ka thënë gjatë ditës së djeshme, në momentin e lamtumirës, duke nënkuptuar kështu kthimin e tij në Itali. E vështirë, thuajse e pamundur, që mund ta bëjë atë në një klub që do të marrë pjesë në Champions Leaguen e ardhshme: mes Juventus, Napolit, Inter dhe Atalanta e vetmja që mund të mendojë të këmbëngulë për Buffon është skuadra bergamaske. Do të jetë e jashtëzakonshme (edhe sepse në Bergamo këmbëngulin fort mbi Gollini), por e vetmja hipotezë për të mos u hedhur poshtë duket pikërisht Atalanta.

Ka edhe të tjera mundësië, këto pa dyshim më konkrete dhe të realizueshme: kthimi romantik në Parma ose kalimi tek Genoa, klubi për të cilin bënte tifozllëk që fëmijë. Shumë zgjidhje që nuk duken se plotësojnë si hyrjen e tij në Itali, ashtu dhe mundësinë për të luajtur në Champions League e ardhshme, për një 41 vjeçar që në këtë pikë duhet të vendosë ëndrrën e tij në sirtar. Përfundimisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *