• |
ide | kryesore

Emigrantët e paligjshëm, Trump-Meksikës: Frenojini, përndryshe rrisim tarifat ndaj importeve

Planet



Bisedimet e zhvilluara në Washington mes delegacionit të Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarëve të lartë meksikanë nuk kanë prodhuar asnjë marrëveshje që do të mundësonte frenimin e valës së emigracionit të paligjshëm me burim nga Meksika. Presidenti Donald Trump është shprehur se megjithatë gjatë bisedimeve është bërë përparim, që sipas tij nuk ka qenë i mjaftueshëm. “Meksika dhe demokratët në Kongres refuzojnë të mbështesin reformën e emigracionit”- shkruante Trump në një postim në llogarinë e tij personale në “Twitter”.

Më herët, Trump ka ripërsëritur kërcënimin e tij për të vendosur një tarifë prej 5 % mbi importet meksikane duke filluar nga 10 qershori, në rastin e mosarritjes së një marrëveshje mes palëve. “Ka shumë gjasa që tarifat të vendosen dhe ndoshta do të flasim gjatë kohës që tarifat janë në fuqi dhe ato do nisin të paguhen. Ata duhet të lëvizin dhe të na japin siguri për kombin tonë… Miliona njerëz po vijnë nga Meksika. Kjo është e papranueshme”, tha Trump.

Ditën e djeshme, autoritetet meksikane bllokuan një karvan të ri me emigrantë nga Amerika Qendrore, të cilët kishin si destinacion SHBA-të. Megjithatë, Trump ka bërë thirrje që Meksika të kontrollojë rrjedhën e emigrantëve dhe të godasë trafikimin e qenieve njerëzore, duke i mbajtur azilkërkuesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *