• |
ide | kryesore

Greqi/ Policia arreston shqiptarin e tretë të arratisur nga burgu

Lajme



Policia helene ka arritur të arrestojë shqiptarin e tretë të arratisur nga burgu në Athinë, shkruajnë mediat greke. Bëhet fjalë për një shqiptar 35-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Personi i tretë i arrestuar konsiderohet si me rrezikshmëri të lartë. Ai u kap në një rrugë në New Smyrna. Shqiptari u kap disa ditë pas arratisjes.  Ai nuk ka bërë rezistencë gjatë ndalimit.

Tashmë, në arrati është edhe një shqiptar i katërt, një 35-vjeçar, i cili dyshohet për grabitje dhe për plagosje. Shqiptarët u arratisën nga një burg në Athinë, të hënën. Policia greke ka thënë se është afër arrestimit edhe të arratisurit të katërt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *