• |
ide | kryesore

Habit Vangjush Dako: Personi që kam folur unë nuk është Astrit Avdyli

Lajme, Të fundit



Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako e ka mohuar bisedën e tij me Astrit Avdylin të publikuar në përgjimet e gazetës Bild. Në emisionin “Opinion” Dako tha se personi em të cilin ka folur ai nuk është Astrit Avdyli. 

“Nuk jam duke folur me Astrit Avdylin. Në atë përgjim ma gjeni ju me kë jam duke folur. Nuk jam duke folur me Astrit Avdylin. Nga ato që kanë dalë Astrit Avdyli flet me 5 persona dhe një mendje e hollë e ka bërë sikur ka folur me mua. Jam duke folur me një person tjetër, por jo me Astrit Avdylin. Të bëj sfidë të hapur… më mori njëri dhe më tha ky zë nuk është Astrit Avdyli” – tha Dako që nuk i dha përgjigje pyetjes së kush është personi me të cilin është duke folur dhe se si ai person mbahet nën përgjim nga prokuroria.

Për përgjimin tjetër me drejtorin e UKD-së të cilit Avdylaj i kërkon listën e punonjësve me PD-në, Dako thotë se është një drejtor në bashkinë e Shijakut. Ndërsa kërcënimin e Astrit Avdylit për të hequr gjobën e INUK, Dako tha se personi që i përgjigjet është thjesht një i papunë. ©LAPSI.al  



8 Comments

  1. Ky ne vend te rri urte e te mos flasi si person nen hetim del e ben dhe kakerdhia ne emision. Per kete duhet te marre mase prokuroria qe ai te mos flase deri ne perfundim te hetimeve

  2. Nuk eshte Astrit thote . Ju sfidoj. Po eshte i vellai ne mos Astriti. Ata jane nje bande e tere qe quhen Avdylaj. Cfare rendesie ka a eshte Astriti apo Ismeti. Dako sikur po Luan Mafia aty ne studio. Ju sfidoj thote . Medemek gjejeni me cilin nga kriminelet Avdylaj po flisja? Epo kete vend e ka marr lumi. Nje deshtak i tredhur ssi Rama nuk mund te prodhonte asgje tjeter,

  3. Kur dolen pergjimet e para Dako nuk e ka mohuar se me ke kishte folur ne tel.Tani ai e mohon madje e sfidon kedo ta provoje. Ketu duket sikur vjen pak era

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *