• |
ide | kryesore

Historia/ Kalvari i dosjes 339/1 nga 2016 deri sot

Arkiva, Të fundit



Pas skandalit të publikimit të përgjimeve Dako – Avdylaj nga “Bild” të gjithë njerëzit e mazhorancës janë hedhur në sulm për të zbuluar dhe fajësuar të gjithë ata prokurorë që kanë kaluar nëpër duar dosjen e nxehtë 339 nga e cila kanë ‘rrjedhur” bisedat për blerjen e votave. Lapsi.al i ka bërë një skanim kësaj historie që fillon me vënijen në përgjim të një grupi trafikantësh në Shijak në vitin 2016. Prokurori i parë që nisi të hetonte këtë ishte Anton Martini.

E plotë/ Të gjitha përgjimet Dako-Avdylaj për vjedhjen e zgjedhjeve

Ai bëri rregjistrimin e procedimit penal nr. 339. Por , përgjimet nga trafikantët shkuan tek kriminelë të lidhur me politikën që implikoheshin gjithnjë e më shumë me shitblerjen e zgjedhjeve. Pikërisht kjo nxiti hapjen e një dosjeje të dytë 339/1, ku po hetoheshin disa grupe të tjera kriminale, përfshirë dhe kryebashkiakun e Durrësit. Jemi ende në periudhën kur prokuror i përgjithshëm është Adriatik Llalla dhe në krye të prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.

Pra kur zgjedhjet e 25 qershorit 2017 përfunduan me fitoren e vetme të PS dosja kishte filluar të hetohej. Tashmë bisedat e Vangjush Dakos me Avdylajt ishin të regjistruara. Por PD që ende nuk dinte gjë për këtë e pranoi humbjen duke vendosur si rrallëherë një rekord: nuk bëri asnjë ankesë në KQZ.

Disa muaj më pas, pikërisht në nëntor ndodh një zhvillim i papritur. Llalla, që pavarësisht se sot vizatohet si një kundërshtar i partisë në pushtet, u përpoq me mish dhe me shpirt për të mos i futur gjemb në këmbë asaj, urdhëroi largimin e prokurorit Anton Martini nga çështja, duke e transferuar atë në prokurorinë e Shkodrës. Këtu me sa duket filluan të rrjedhin informacionet e para. Pas kësaj lëvizjeje Lulzim Basha doli me deklaratë publike, duke nënvizuar  se prokurori Martini po hetonte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda përfshirjen e Dakos në blerjen e votave në zgjedhjet e 25 qershorit në bashkëpunim me grupet kriminale dhe Rama ka ndikuar te kryeprokurori për largimin e tij.

Pas Martinit çështja kaloi në duart e prokurores tjetër të krimeve të rënda Elisabeta Imeraj.

Ndërkohë politika hyri fort në lojë. Me votat e vetëm njërës palë socialistët vendosën ta kapin prokurorinë dhe vendosën aty Arta Markun. Ajo menjëherë bëri dy lëvizje. Elisabeta Ymerajn e hoqi qafe nga kjo dosje duke e graduar drejtuese në Prokurorinë e Tiranës. Ajo solli nga Durrësi, ndoshta rastësi nga i njëjti qytet i Dakos dhe Avdylajve, Donika Prelën që e vendosi në krye të krimeve të rënda në vend të Besim Hajdarmatës. Ky i fundit megjithëse u shkarkua nga drejtues filloi të merrej me dosjen 339/1. Por sapo ai filloi të lëvizte në hetimin e kësaj çështjeje i erdhi një transferim i papritur drejt Pogradecit. Që nga ky moment e deri më tani, dy dosjen 339/1 dhe 42 Cd me përgjime që thonë se po zbardhen i kanë marë në dorë dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Ata u bënë të njëhur dje me urdhërin absurd që i ndalon mediave shqiptare ripublikimin e përgjimeve të botuara më përpara nga Bild në Gjermani.

©Lapsi.al

Kllounët që po hetojnë nxjerrjen e sekretit të dosjes 339  



1 Comment

  1. Nje bravo e madhe per berjen publike te atyre qe ne i dime prej kohesh. Hallall ju qofte. Kane bere nje gje qe te thuash e madhe eshte pak. Bravo. Zoti i shperblefte. Bravo. Na kane lehtesu mjaft ne te cileve njerzilleku dhe morali nuk kane vdekur dhe as nuk do na vdesur. Ne emer te se drejtes vetem te se drejtes. Bravo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *