• |
ide | kryesore

Izraeli emëron Ministrin e parë homoseksual

Arkiva, Planet, Të fundit



Izraeli emëron për herë të parë në historinë e tij një Ministër nga komuniteti LGBT dhe që për më tepër e ka deklaruar hapur se është homoseksual.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e emëroi Amir Ohana, 43 vjeç, ministër në detyrë i Drejtësisë.

Ohana vjen nga partia Likud e kryeministrit Netanyahu, dhe konsiderohet si njëri ndër zyrtarët me besnik të Netanyahut.

Emërimi i tij vjen disa ditë pasi parlamenti u shpërbë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Netanjahu shkarkoi ministren e mëparshme të Drejtësisë, Ayelet Shaked, tre ditë më parë.

Partia e saj, ishte pjesë e koalicionit të Netanjahut, por nuk mori vende të mjaftueshme për t’u kthyer në parlament në zgjedhjet e muajit maj.

Izraeli pritet të mbajë sërish zgjedhje pasi kryeministri Netanyahu nuk arriti të formojë koalicionin qeverisës bazuar në rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën në muajin maj.



4 Comments

  1. Pas eurovizionit qe ka vite qe eshte kthyer ne nje gayparade ishte normale te vinin dhe nje minister nga rradhet e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *