• |
ide | kryesore

Juventus synonte trajnerin, City i merr mbrojtësin 50 milionë euro

Sport



Joao Cancelo tek Manchester City është punë e kryer, gati. Portugezi do të transferohet në Premier League vetëm për para, pasi Juventus nuk pranon lojtarë në këmbim. 50 milionë euro, ose më saktë 10 më shumë në krahasim me atë që bardhezinjtë shpenzuan një vit më parë për ta marrë nga Valencia, pasi Inter nuk e ushtroi opsionin për ta blerë.

Tratativa kishte nisur prej kohësh dhe tani është pranë konkluzionit. Që mbrojtësi portugez ishte i destinuar të shkonte nën urdhërat e Guarduola (që duket se do të qendrojë në Manchester) ishte e ditur. Zhvillimi kryesor i sotëm është se nuk do të ketë lojtarë në këmbim. Ishte folur në fakt për Danilo plus 40 milionë tek Juventus, por bardhezinjtë nuk kanë dashur zgjedhje teknike. Tani cështja do të mbyllet me shpejtësi, sepse Juventus – ashtu si shumë shoqëri – nuk ka ndërmend të vonojë operacionet në dalje, me një arkëtim të rëndësishëm për tu përdorur në bilanc brenda 30 qershorit.

Joao Cancelo është i destinuar të largohet nga Italia pas dy sezonesh. Në të parën tek Inter, me 29 prezenca (26 në kampionat), 4 asist e një gol; në 2018/19 me Juventus, ku zhvilloi 34 prezenca (25 në kampionat), 8 asist e një gol.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *