• |
ide | kryesore

Kapen 258 kg drogë nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi

Lajme, Të fundit



Pas një hetimi të kryer nga policia e Malit të Zi janë prangosur tre shtetas nga Podgorica, të cilët dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike kanabis sativa nga Shqipëria drejtë Malit të Zi.

Atyre u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale katër thasë me një peshë prej 258 kg, e dyshuar si kanabis sativa. Sipas Policisë kufitare malazeze: “Në vendin e quajtur Sharove Topole, në territor të Komunës së Tuzit janë sekuestruar katër thasë me 258 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, të cilat u gjetën në një një furgon. Droga është kaluar me anë të mjeteve lundruese përmes Liqenit të Shkodrës, nga Shqipëria drejt Malit të Zi, me qëllim shpërndarjen e saj në territorin e vendin fqinj. Në pranga kanë rënë shtetasit malazez  Srgjan Singjeliq 37 vjeç, Savo Vukçeviq 24 vjeç dhe Ratko Shushkavçeviq 26 vjeç, të gjithë lindur dhe banues në Podgoricë. Nga hetimi i deri tanishëm rezulton se lënda narkotike është trafikuar nga Shqipëria drejt Malit të Zi përmes Liqenit të Shkodrës“.

Policia malazeze gjatë dy muajve të fundi ka sekuestruar sasi të mëdha kanabisi, i cili dyshohet se është trafikuar nga Shqipëria. Në bashkëpunim me homologët shqiptar po punohet në identifikimin e rrjetit të trafikantëve, ndërsa mësohet se ky trafik është kthyer në një problem për vendin fqinj pasi është zgjeruar harta e kalimit të drogës duke filluar nga grykëderdhja e lumit Buna deri në Vermosh, në skajin më verior të vendit.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *