• |
ide | kryesore

Kinsey Wolanksi, shifra e madhe qe fitoi pas finales të Champions

Paparazzi, Slider



Liverpool triumfoi në finalen e Champions, duke siguruar trofeun e gjashtë, teksa mundi 2-0 në finale Tottenham-in. Në një ndeshje që mori kritika për nivelin e lojës, ishte modelja 22-vjeçare, Kinsey Wolanksi, e cila rrëmbeu vëmendjen.

E veshur me bikini, ajo “pushtoi” fushën e blertë të stadiumit “Wanda Metropolitana” në Madrid, ndërkohë që po luhej pjesa e parë e finales. Vrapimi i saj në fushë shtangu futbollistët dhe të 68 mijë të pranishmit në shkallët e stadiumit.

Para finales, ajo kishte 110 mijë ndjekës në “Instagram”, ndërsa pas rreth 12 orësh, 22-vjeçarja ndiqej nga më shumë se 2.6 milionë persona. Kinsey Wolanksi nuk e shijoi gjatë këtë sukses. Pak pas mesditës së sotme, llogaria e saj në “Instagram” u hakua, por edhe u gjobit nga UEFA me 15 mijë euro.  5 mijë euro ishin për shkeljen e rregullores, duke zbritur në fushë, ndërsa 10 mijë për reklamimin e biznesit të të dashurit, i cili po ashtu hyri në fushë në botërorin e vitit 2014.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *