• |
ide | kryesore

Opozita distancohet: Nuk ia dhamë ne përgjimet gazetës ‘Bild’

Lajme, Të fundit



Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi komenton për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” ditën e djeshme. Ai thotë se gazetari Peter Tiede i mori materialet në Shqipëri, por sqaron ai, nuk ka qenë opozita ajo e cila i serviri përgjimet të cilat kanë tronditur maxhorancën qeverisëse.

“Ato që dëgjuan dje shqiptarët nuk janë sekret, dihen prej kohësh. Unë kam thënë në Parlament që Durrësi është bërë kryeqyteti i krimit të organizuar në Shqipëri. Neve nuk na besonin kur flisnim për presionin mbi administratën dhe shitblerjen e votës. Të gjitha ato që kemi thënë ne u konfirmuan katërcipërisht dje. Shitblerja e votës dhe kërcënimi i zgjedhësve janë vepra penale. Ne i kemi dokumentuar me mundësitë tona, por për të qenë prova duhen procese hetimore. Ja ku e kemi një dosje me të dhëna tronditëse, por mesa duket nuk i bëjnë përshtypje Edi Ramës dhe do të duheshin që media t’i nxirrte pasi prokuroria fle mbi ato dosje”, u shpreh ish-deputeti i Partisë Demokratike.



4 Comments

  1. E kurva politikan te sojit salih u terhoqet kaq shpejt nga ajo qe u mburret gjate 24 oreve nuk keni byth te pranoni qe ju i nxorret dosjet me llallen ky ja dergoje collakut dhe ky gjermanit anonim bashke me zarfin e kripur me miliona euro

  2. EDHE TJA KESHE DHENE TI CA TE KEQE KA OR IDIOT? EDHE TE MOS JA KESH DHENE DUHET TE THUASH TE KUNDERTEN DHE JO TE JUSTIFIKOHESH .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *