• |
ide | kryesore

Real i çmendur: 147 milionë për Hazard, asnjë merengues nuk ka kushtuar ndonjëherë kaq shumë

Sport



Eden Hazard është për tu konsideruar tashmë goditja e parë e madhe e Real Madrid. Nga Londra mbërrijnë informacione të sigurta mbi mbylljen e tratativës për shifërën 130 milionë stërlina, të barazvlefshme me 147 milionë euro. Në këtë shumë janë përfshirë edhe bonus lehtësisht të arritshëm. Mungon ende njoftimi zyrtar, por lojtari prej kohësh ka një akord me Real Madrid për një kontratë pesë vjecare prej 15 milionë euro në sezon, 4.5 më shumë nga sa përfitonte tek Chelsea. Fantazisti belg prej kohësh e kishte bërë të qartë se dëshironte të largohej nga Premier League, duke e ditur se ishte i pari në listën e dëshirave të Zinedine Zidane. Tratativa kishte filluar në janar me një ofertë prej 88 milionë stërlina (rreth 100 milionë euro) e ka vazhduar deri tani, me rritjen e vazhdueshme të propozimeve madrilene.

Ka dy aspekte të rëndësishme në këtë cështje. Nga njëra anë, Mail On Line thekson se shitja është konsideruar një sukses personal nga Marina Granovskaia, për rëndësinë ekonomike në hyrje. Nga ana tjetër, Hazard transformohet në transferimin më të kushtueshëm të historisë së Real Madrid, klub që megjithatë është mësuar të shpenzojë para të shumta për blerje yjesh. Mbetet për tu kuptuar cfarë humbet Chelsea nga ana teknike, në kohën kur londinezët e kanë merkaton të bllokuar e kështu mund të tërheqin vetëm lojtarë të huazuar nëpër klube të ndryshme europiane. Merengues mund të përqendrohen tani në goditjen e dytë të madhe, që sipas të dhënave duhet të jetë përsëri në Premier League: Christian Eriksen i Tottenham.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *