• |
ide | kryesore

Shtyhet sërish gjyqi ndaj grupit të Shullazit, Gjykata gjobit avokatët

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën gjyqësore ndaj grupit të Emiljano Shullazit. Shkak për vazhdimin e këtij ngërçi procedurial është bërë mosparaqitja e avokatëve të palës mbrojtëse, të cilët janë caktuar kryesisht nga gjykata.

Seanca e radhës është parashikuar të mbahet më datë 18 qershor në orën 12:30. Gjyqi u zhvillua mes debateve ndërmjet të pandehurve dhe trupës gjykuese.

Të pandehurit kanë përsëritur kërkesën e tyre që të mos gjykohen nga kryesuesja e trupës, Saida Dollani. Ndërkohë, Gjykata vendosi të gjobisë 2 prej avokatëve për mosparaqitjen e tyre me nga 5 mijë lekë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *