• |
ide | kryesore

Skema e Rejas bën ‘viktima’ krahët ofensivë: Roshi e Uzuni kthehen alternativa

F1, Sport



Dëmtimet e lojtarëve të rëndësishëm karakterizuan aventurën e Christian Panuccit në krye të Kombëtares së Shqipërisë, e duket se po ndikojnë edhe në seleksionin e parë të Edy Reja, pavarësisht se 73 vjecari mund të gëzohet nga prezenca në skuadër e dy pedinave të rikthyer si Odise Roshi e Armando Sadiku, golashënuesi që aq shumë i mungoi Panuccit.

Në bindjen e tij, bazuar edhe në eksperiencë Reja kishte ndërmend të aplikonte një 3-5-2 kamaleon, që në fazë defensive bëhet 5-3-2 ndërsa edhe me topin në zotërim të jep dorë në ofensivë. Por italiani duhet ta bëjë me emra të tjerë nga ata që kishte menduar fillimisht, sepse Egzon Binaku, që duhet të ishte titullar në treshen e qendrës, në mungesë të Gjimshitit, u dëmtua me Norrkoping në ligën suedeze, duke e bërë Rejan të hedhë sytë nga Mihaj.

Në mesfushë, zgjedhjet i ka më të shumta Reja, por nuk do të donte sigurisht ti mungonte Ledian Memushaj. Kjo situatë mund të provokojë kalimin në regji të Bashës, me Kacen favorit ndaj Abrashit me detyrën për tu infiltruar mes linjave. Ky system loje ka edhe viktima dhe një prej tyre ishte Eros Grezda, i tërhequr nga grumbullimi për motive personale, por duke parë që mund të sakrifikohet edhe Roshi, të paktën në transfertën me Islandën, me Hysaj shumë më difensiv se fieraku që mund të përdoret në këtë rast, atëherë kupton se ëingeri i Rangers kishte edhe më pak shanse të ishte në Rekjavik në fushë.

Reja i ka idetë e qarta: kundër Islandës me mbrojtës në linjën e mesfushës, ndërsa në kërkim të rezultatit, hapësirë Uzunit e Roshit, që duket se kundër skuadrave të forta, apo në ndeshjet ku duhet të mbrohemi janë të destinuar të kthehen në alternativë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *