• |
ide | kryesore

Të dënuar për masakrën e Peshkopisë, 3 vëllezërit në grevë urie në burgun e Burrelit

Lajme, Të fundit



3 vëllezër që janë dënuar për masakrën e Peshkopisë të ndodhur në vitin 2012 janë futur në grevë urie në burgun e Burrelit.

Sokol, Bardhok dhe Anton Permarkaj, nuk kanë pranuar as të hanë dhe as të pinë pas një përplasje që kanë pasur me drejtuesit e burgut, ku pretendojnë se u janë mohuar të drejtat dhe u janë fshehur dokumentet.

Sokol dhe Anton Përmakaj, janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Bardhok Përmakaj me 22 vjet burg. Po ashtu, gjykata ka vendosur edhe për kushuririn e tyre, Fran Përmakaj, me 24 vjet burg.

Katër Përmakajt janë konsideruar autorë të masakrës së Qelzës në Pukë, masakër që ndodhi më 29 qershor të 2012-ës, ku mbeten të vrarë dy vëllezërit Markaj dhe u plagosën dy gra dhe një fëmijë.

Në këtë ngjarje të rëndë mbetën të vrarë nga breshëria e plumbave Paulin dhe Hilë Markaj, ndërsa u plagosën rëndë: Tone Markaj, Angjelina Markaj (bashkëshortet e dy viktimave) dhe Alfons Markaj (nipi i Paulinit).

Masakra e Qelzës ndodhi për shkak të një toke, që përshkonte tokën e familjes Permakaj dhe u bë burim konfliktesh. Katër Përmakajt iu zunë pritë dy vëllezërve Markaj kur ata po udhëtonin sëbashku me familjet e tyre më një autobus.



2 Comments

  1. Sinqerisht nuk kam nigju për këtë atentat/masakër, por po i futem të studioj Gjeografinë, se s’po kuptoj nga shkrimi ç’hyn Peshkopia ? Qelza në Pukë, Përmarkajt pukjanë,Burreli është burg !

  2. Ata me denim te perjetshem jane denuar, keshtu qe nqs kane vendosur greve urie lerini ta cojne deri ne fund dhe boll me keto lajme pa vlere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *