• |
ide | kryesore

Urdhërndalimi për përgjimet e “Bild”, gazetari gjerman: Po shkelni Kushtetutën

Lajme, Të fundit



Pas publikimit të 6 përgjimeve lidhur me dosjen 339/1 nga tabloidi gjerman “Bild”, Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi një urdhër që ndalon nxjerrjen e mëtejshme të fakteve apo të provave rreth hetimeve mbi bashkëpunimin e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si “Klani kriminal i Avdylajve” me zyrtarë të Partisë Socialiste për blerjen e votave në zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2017.

Ky urdhër i firmosur nga prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, shkaktoi një valë zëmërimi të gazetarëve, që e cilësuan si një cënim të lirisë së medias. Nuk ka munguar as reagimi i autorit të shkrimit në “Bild”, Peter Tiede, i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” shkruan se urdhri i Krimeve të Rënda bie ndesh me Kushtetuën, duke shkelur nenet që garantojnë lirinë e shprehjes dhe të drejtën e informimit.

“Shqipëria dëshiron të ndalojë mbulimin e përgjimeve. Dhe kështu shkel nenin 22 të Kushtetutës Shqiptare.

Neni 22 1. Liria e shprehjes është e garantuar. 2. Liria e shtypit, radios dhe televizionit janë të garantuara. 3. Ndalohet censura paraprake e një mjeti të komunikimit. 4. Ligji mund të kërkojë dhënien e autorizimit për funksionimin e stacioneve radiotelevizive.

Neni 23 1. E drejta e informimit është e garantuar. 2. Secili ka të drejtën, në përputhje me ligjin, të marrë informacion në lidhje me veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore. 3. Secilit i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive.”- shkruan Tiede.

 

 

Nga përgjimet del i përfshirë në mënyrë të veçantë kryebashkiaku i qytetit të Durrësit, Vangjush Dako.



3 Comments

  1. Prokuroria zbaton ligjin dhe jo Kushtetuten, Keshtu funksionon sistemi yne ligjor. Nuk mund te anashkalosh me koken tende nje ligj sepse mendon se ai shkel kushtetuten. Ne SHBA i lejohet ta bejne. Pashe qe e kishte bere dhe Manjani te njejtin gabim/gafe.
    Nese ajo dispozite e kodit penal eshte antikushtetuese nuk do ta marrim dot vesh se nuk ekziston gjykata kushtetuese, qe mund te nderhynte fjala vjen me kontroll incidental. Ajo qe nuk di eshte se nga e gjeti te drejten te urdheroje njerez ne pergjithesi prokuroria. Prokuroria heton krime dhe nuk urdheron njerez kot me se koti. Askush nuk do te denohet se po shkel urdherin e prokurorise, por sepse shkel kodin penal, nese e shkel. Prandaj ajo gjeja qe doli dje eshte leter bakalli.

  2. Liria e gjithsecil eshte nje e drejt kushtetuese qe nuk e heq dot njeri. Dhe mendoj ne drite te kesaj dhe une si indivit i ketij vendi mind te ngre padi ndaj prokurise per moshetim kriminelesh qe cenojne sigurine e kujtdo dhe gjithashtu ndaj cdo prokurori qe me del si dordolec dhe me kercenon mua individin e lire me imponimin injorant pisanjos te peshtire te mohimit te te drejtes time per tu informuar.

  3. Prokurori zeza qe eshte e varur nga nje fshatar hipokrit e zuzar e surrat ndyre si ulsi manjati. O zot cfare te peshtira pamje shohim ne ekrane.
    Manja
    Peza
    Lleshi
    Brace
    Ruci ne hije vrastare
    Palla
    Ndreu
    Baton spiuni
    Frangaj me seli ne underground.
    Fuga
    Agasi
    Gonxhe
    Veliaj
    Gjiknuri
    Rama tashme kufome
    Tahiri ferkon duart
    Beqja
    Ahmetaj etj etj
    Te gjithe per burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *