• |
ide | kryesore

Video virale e ‘përdhunimit’: Mendes e akuzon në tv Neymar dhe publikon faktet

Sport, Video



Brazili ka dëgjuar për herë të parë versionin e modeles që akuzon Neymar për përdhunim. Intervista është transmetuar nga Sbt, rrjeti i dytë më i rëndësishëm televiziv në vend, një orë para miqësores me Katar. “Ishte një agresion e një përdhunim”, deklaroi Najila Trindade Mendes de Souza. Vajza ka shpjeguar se donte të kishte një lidhje me yllin e Psg, por Neymar e rrahu dhe e përdhunoi kur u takuan në Paris: “Ishte qëllimi im të kisha raport seksual me të”, tregoi Najila Trindade, që ka shtuar se Neymar i kishte paguar hotelin e udhëtimin.

Pastaj, ndryshe nga atmosfera e mesazheve në distancë, gjërat ndryshuan gjatë takimit të parë: “Ishte agresiv, krejt ndryshe nga djali që kasha njohur me mesazhe. Doja të qendroja me të ndaj thashë në rregull, do provoj ta administroj. Nisëm të përkëdheleshim, të putheshim e deri këtu gjërat ishin mirë. Pastaj nisi të më rrahë, më bëri keq dhe i thashë mjaft”. Sipas modeles, Neymar kërkoi ndjesë por vazhdoi ta rrihte ndërsa bënin seks. Neymar pretendon se është i pafajshëm, e publikoi një video ku pranon se ishte viktimë e një kurthi.

VIDEO
Prej disa ditësh flitej për ekzistencën e një video të një takimi të dytë të regjistruar nga vajza e që tani është bërë publike nga Record Tv, duke u bërë menjëherë viral në social netëork. Video është xhiruar në një dhomë hoteli në Paris, ku Neymar e Najila Trindade Mendes de Souza shtrihen në shtrat, nuk ka asnjë tension mes tyre, por papritur vajza cohet dhe e godet sulmuesin e Psg duke thërritur: “Do të godas sepse dje më rrahe dhe më le këtu vetëm”. Neymar mbrohet me këmbë dhe mundohet të përmbajë inatin e modeles.

https://www.youtube.com/watch?v=bru7NepBFOA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *