• |
ide | kryesore

Vrau rreth 200 pacientë, infermieri gjerman: Ndihem si kontabilist i vdekjes

Planet



Ai njihet si vrasësi serial me më shumë viktima në botë. Infermieri gjerman, i quajtur Niels Hoegel, akuzohet se ka vrarë rreth 200 pacientë.

Sot ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 85 pacientëve të cilat janë vërtetuar, ndërsa sipas policisë, numri i personave që ai ka vrarë është të paktën 200.

Ai i injektonte pacientëve të tij drogë vdekjeprurëse, e cila shkaktonte arrest kardiak dhe më pas bënte rolin e heroit duke u përpjekur për t’i mbajtur ata gjallë. Në gjyq ai tha: ndjehem si një kontabilist i vdekjes.

Ai pranoi vrasjen e 43 personave, kundërshtoi vrasjen e 5 të tjerëve, ndërsa tha se nuk mbante mend më për persona të tjerë.

Vrasjet prej tij filluan ndërmjet viteve 2000 dhe 2005, ndërsa sipas kolegëve të tij, ai i shtynte gjithmonë ata që përpiqeshin të ndihmonin pacientët kur pësonin krizë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *