• |
ide | kryesore

Akuza ndaj Neymar për përdhunim, publikohet videoja nga hoteli (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Neymar vijon të jetë në qendër të skandalit seksual ku akuzohet se ka abuzuar me një modele, emri i së cilës është Najila Trindade Mendes de Souza. Ylli i PSG e ka mohuar diçka të tillë duke u shprehur se janë gjëra normale që ndodhin mes një çifti por video e fundit e publikuar nga mediat braziliane ku shfaqet ai dhe modelja në një dhomë hoteli tregon qartë se mes tyre ka pasur një përplasje fizike.

Në video, të dy shfaqen në një moment teksa debatojnë, madje fillojnë edhe të godasin njëri-tjetrin me shpulla, apo mjete rrethanore. Në fakt duket qartë se modelja nuk ka qenë aspak e qetë, madje ka qenë ajo e cila ka filluar të godasë në fillim Neymar.

“E di pse do të të godas? E di pse? Sepse më sulmove dje. Më le vetëm këtu”, dëgjohet të thotë modelja. Pikërisht nga ky detaj është kapur fortë dhe babai i sulmuesit brazilian: “Mendoj se nuk kam pse të mbroj djalin tim për ndonjë gjë. Imazhet flasin vetë dhe është e qartë në video. Këto pamje do provojnë se Neymar është ai që u sulmua. Ajo e provokoi”- është shprehur babai i futbollist të PSG.

https://www.youtube.com/watch?v=jNkRnArexOI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *