• |
ide | kryesore

Filmohet në dush një arbitre femër: Gjykatësi Sportiv nuk merr dot vendim për skandalin

Sport



Në kohën kur një arbitre femër ndodhej në dhomat e zhveshjes për të ndërruar dhe bërë dush, dikush ka tentuar ta filmojë fshehurazi me një smartphone: sipas asaj që bën të ditur ANSA, ka ndodhur të dielën në përfundim të Trofeo Città di Lodi për skuadra under 15. Një episod i përcaktuar “i pakualifikueshëm” nga gjykatësi sportivo që e ka kaluar cështjen në Prokurën e Figc (Federata italiane e futbollit), duke kërkuar marrjen e vendimeve disiplinore në ngarkesë të përgjegjësve e të shoqërisë në përfundim të hetimeve.

Sipas ndërtimit të faktebe, të dielën e kaluar, në përfundim të ndeshjes mes skuadrave të Fanfullas e San Colombano, një apo më shumë persona të paidentifikuar, me një shkallë kanë arritur tek dritarja dytësore e dhomave të zhveshjes për të filmuar me telefon arbitren femër që po ndërrohej e përgatitej të bënte dush. Një “akt i pakualifikueshëm nga ana e të panjohurve”, e ka përcaktuar gjykatësi sportiv, pa iu referuar detajeve të episodit e duke e dërguar për vendime disiplinore në Prokurën e Figc. Nga Fanfulla kanë refuzuar të bëjnë komente, ndërsa San Colombano ka saktësuar se të teseruarit e tyre “janë jashtë cdo lidhje me episodin e rëndë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *