• |
ide | kryesore

Guardiola i jep fund telenovelës dhe zgjedh…: “Nuk ka vend më të mirë për të stërvitur”

Sport



E ardhmja e Pep Guardiola është në Angli e ai që e deklaron, duke fshirë cdo ide për një të ardhme tek Juventus, është vetë trajneri i Manchester City në një intervistë të publikuar në faqen zyrtare të klubit anglez: “Nuk ka vend më të mirë në botë se Anglia për të bërë këtë punë – deklaroi ai -. Në Itali ashtu si në Spanjë nëse nuk fiton të fishkëllejnë”. Mbi të ardhmen tek City: “Jam njëri prej jush, më e mira duhet ende të vijë”.

Një kampionat i fituar në garë me Liverpool, kampion Europe, por edhe kundër Chelsea triumfues në Europa League, pa llogaritur Tottenham e Arsenal finaliste europiane. “Më e mira duhet ende të vijë – ka theksuar Guardiola -, mendoj se nuk ka vend më të mirë se Anglia për të bërë këtë punë. Në vende të tjera tifozët nervozohen e të fishkëllejnë nëse nuk fiton, këtu jo, këtu të mbështesin gjithnjë. Jam njëri prej jush, një i Manchester City”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *