• |
ide | kryesore

Haradinaj ndryshon qëndrim: Jemi të gatshëm të pezullojmë tarifat përkohësisht

Lajme



Pas kthimit nga Berlini, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova është e gatshme të shqyrtojë mundësinë e pezullimit të tarifave për një kohë të caktuar ndaj mallrave serbe, por për këtë duhet të ketë qartësi të procesit të bisedimeve.

Haradinaj qëndroi për dy ditë në Gjermani ku pati takime me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarë të tjerë në Berlin, me të cilët pas dyerve të mbyllura, ka diskutuar zhvillimet në Kosovë, mundësitë e ripërtëritjes së bisedimeve me Serbinë dhe përgatitjet për takimin e Parisit me 1 korrik, të organizuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. I pyetur nga gazetarët për mundësinë e dështimit të këtij takimi, ai tha se për këtë askush nuk do të mund të fajësonte Kosovën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *