• |
ide | kryesore

Kancelarja Angela Merkel përgënjeshtron Gent Cakajn

Lajme, Të fundit



Në vizitën e tij zyrtare të zhvilluar në Berlin më 14 maj, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, pas takimit me homologun e tij gjerman, Michael Roth, postoi në llogarinë personale në “Facebook” një status ku shkruante se kishte siguruar dakordësinë e Gjermanisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në qershor të këtij viti.

“Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth, është një artikulues i fuqishëm i domosdoshmërisë së procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në veçanti. Roth në vijimësi ka shprehur vlerësimin e tij për progresin madhor të Shqipërisë në pesë prioritetet kyçe (me theks të veçantë reformën në drejtësi). Ai po ashtu i kushton një vëmendje të posaçme edhe rëndësisë gjeostrategjike të fillimit të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë në qershor të këtij viti.

Këto qëndrime janë shfaqur edhe këtë radhë në takimin tonë bilateral: hapja e negociatave për Shqipërinë në qershor të këtij viti është mëse e merituar dhe në interes të vetë rajonit e BE-së në tërësi. Tepër mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë për projektin evropian të Shqipërisë!”- shkruante Cakaj në postimin e tij.

 

 

Gjithashtu, pas një takimi të zhvilluar më datë 29 prill në kuadër të Samitit të Berlinit, që mblodhi liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, me kancelaren Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, Cakaj shkruante se numri një i qeverisë gjermane kishte konfirmuar edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. “Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoi edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania. Shqipëria do të vazhdon të luaj rolin e saj të pazëvendësueshëm në stabilitetin rajonal dhe afirmimin e vlerave evropiane në Ballkanin Perendimor ??????! Shumë mirënjohës për përkushtimin e Kancelares Merkel ndaj Shqipërisë ?!”- shkruante kryediplomati.

 

 

Ndërkohë, sipas një artikulli të publikuar ditën e sotme nga e përditshmja gjermane “Süddeutsche Zeitung”, kancelarja Angela Merkel, ka refuzuar prerazi rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e shpejtë të negociatave me dy vendet kandidate, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mësohet se qendrimi i Merkel-it është shprehur në një seancë të Komisionit parlamentar për Evropën të mbajtur në Bundestag. Në këtë mënyrë, kancelarja përgënjeshtron pretendimin dhe entuziazmin e Cakajt për një hapje të mundshme të negociatave brenda muajit qershor, duke dalë haptazi edhe kundër partisë bashkëqeverisëse, SPD (socialdemokratëve), që përkrahu kërkesën e KE-së për nisjen e shpejtë të bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sikurse ka shprehur edhe në intervistat e mëparshme të dhëna për shtypin shqiptar, deputeti gjerman i CDU-së, njëherësh kryesues i grupit parlamentar për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Johann Wadepuhl, është shprehur se formacioni politik që ai përfaqëson do të shqyrtojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse janë plotësuar me të vërtetë kushtet e fillimit të negociatave për anëtarësim të këtyre dy vendeve në BE”, tha Wadephul në një deklaratë për mediat fill pas publikimit të progres-raportit të KE-së më 29 maj. Wadephul ka theksuar se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara në Këshillin e Ministrave të Jashtëm në qershor të vitit të kalaur.

Për shkak të kalendarit të punës të CDU/CSU, tema e hapjes së negociatave pritet të shqyrtohet para vjeshtës.

 

 

 

 

 

 



13 Comments

  1. Dhe mendoni pak qe me kete sumce do na hapin negociatat….. . Dhe ky sumcja do vazhdoje te rrije ne detyre pasi nuk ka kush tja heqi breket dhe ta zbythi nga godina e ministrise

  2. Po normal, kur i con cakajn per takim, do tregohen te kujdesshem se kane frike se fillon qan. Konventa per te drejtat e femijeve ka perparesi ne cdo rast. Nuk eshte cudi po te pershtasin edhe kende lojrash neper zyra, posacerisht per takimet me cakajn.

  3. Jemi rrethuar na te kater anet me imperialiste e shoviniste, borgjeze e revizioniste!
    Por Partija do ta caje ferren, me palle ne dore, si gjithmone

  4. Ore diebila komentues .. lexoni se cfare ka shkruar Cakaj.. Ai ka shkruar thjesht qe ‘Ministri Michael Rooth I ka shprehur qe hapja e nogociatave ne qershor eshte me se e merituar”… Dhe kjo nuk eshte genjeshter.. Roth e ka thene dhe disa here te tjera kete gje edhe ne televizor.
    Pra ketu nuk ka asgje per tu ‘PERGENJESHTURAR ‘…
    Nese sot Merkel ka dale me nje konkluzjon kjo do te thote qe Merkel dhe Roth nuk jane ne nje mendje .. VETEM KAQ. ( kjo gje dihet boterisht) .

    Nuk e di se ku e gjen shkurdhaku genjeshtren e Cakaj qe eshte pergenjeshtruar.

    Thjesht nje banane e hedhur per majunet e ketij portali qe te fillojne dhe te kercejne nga gezimi.

  5. Lajm idiot tamam kazan. Cakaj thot qe ka mare dakortesin nga Michael Roth dhe jo nga Merkel. Se kuptoj pse opzita dhe ju lapsaxhinjt gezoheni dhe masturboheni kur shajne shqiperine dhe kur thon qe nuk do antarsoheni. Mire Bushati qe eshte familje komunisti dihet, po Shkullakun se kuptoj.

  6. kto portalet e din qe gati 70% e lexusave vetem titullin lexojn prandaj ja fusin pordhes si ju do bytha.
    Jan degjenerata fare, tamom kurva se morin pare per gjith kto rrena qi shkrujn.

  7. “Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoi edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania. Shqipëria do të vazhdon të luaj rolin e saj të pazëvendësueshëm në stabilitetin rajonal dhe afirmimin e vlerave evropiane në Ballkanin Perendimor ??????! Shumë mirënjohës për përkushtimin e Kancelares Merkel ndaj Shqipërisë ?!”- shkruante kryediplomati.
    Plasini syte o rrota kari mavi.
    Kush lexon vetem titullin?

    1. po ti po bie vete brenda me kembet e tua.. Sepse te gjitha fjalet qe ka shkruar Cakaj nga takimi me Merkel eshte e vertete. Me Merkelin nuk eshte permendur Qershori ( qe eshte permendur me Roth).
      Merkeli sot ka thene qe ‘Ne qershor eshte e veshtire te hapen negociatat” por jo qe nuk do hapen .

      Mos kerce dege me dege. Me Roth flitet per qershorin , Me Merkelin flitet per mbeshtetjen gjermane per hapjen e negociatave.
      I vetmi ndryshim eshte qe Qershori eshte jasht loje tani se Bundestagu gjerman shkon me pushime dhe nuk ka kohe te mjaftueshme te studjohet raporti per shqiperine dhe te votohet ne parlament.

      1. Te genjyerit jeni ju , qe i keni hapur negociatat qe vjet . Nje person qe eshte absolutisht i bindur, sic thote ky pafillo, nuk ka cfare ta shtyje, por ben cmos t’i rreshtoje te gjithe deputetet e vet ne mbeshtetje te procesit sa me shpejt te jete e mundur. Apo keni ndonje kuptim tjeter per fjalen absolute ju te oborri i rilindjes. Nuk ka shqiptare ne bote qe beson se do hapen negociatat, pervec juve derrave qe ju genjejne si ne harados dhe nuk ka shqiptare ne bote qe e beson me edi ramen, qofte edhe per ate qe ka ngrene per dreke, pas mashtrimit fatal qe beri vjet per hapjen e negociatave, per gjushin etj, etj, etj, etj, etj, etj…………

        1. Edhe per ministrin e jashtem hollandez ashtu tha ky, qe u impresionua shume nga reformat, nderkohe qe ai tha qe Shqiperia ka rruge shume te gjate, prandaj them qe nuk e marrin seriozisht motakun e rilindjes, ose nuk i kupton cfare thone. Asnjeri nga delegacioni i takimit te berlinit, as rama, as elisa, nuk deklaruan mbeshtetjen absolute te kancelares.

        2. Ti vertet mendon se Merkel ka fuqine qe ‘te rreshtoje ne rresht deputetet e kampit te saj ‘ per te marre nje vendim per shqiperine ????
          Me duket se e mat politiken gjermane me metrin shqiptar.
          Une nuk kam shkruar per ‘absoluditet’ ne ceshtjen e hapjes se negociatave.. ( ne rradhe te pare se mendoj qe nuk e meritojme, dhe ne radhe te dyte se gjendja e eruopes tani eshe shume e ndryshushme).
          Un po ve ne dukje se ky portal dhe gazetari i tij ( shkullaku) jane shume manipulues dhe te njeanshem per te mos thene dhe shume ordinere.
          Ne tere kete histori NUK KA AS GENJESHTER DHE AS PERGENJESHTRIM. Kete po shkruaj dhe jam i bindur ne cfare po shkruaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *