• |
ide | kryesore

Pasojat e tornados në Gjermani: Makina të kthyera përmbys e çati të shkatërruara

Planet



Banorët e qytetit të Bocholt në Gjermani janë përballur me një situatë të vështirë. Pas një furtune të fuqishme, një tornado ka përfshirë qytetin.

Mediat gjermane kanë publikuar edhe fotografi, ku tregohet se çfarë pasojash ka lënë tornadoja. Në Gjermaninë Perëndimore, gjen kudo makina të përmbysura, pemë të thyera, çati të shkatërruara, raportojnë mediat europiane.

Kjo është tornado e pestë e konfirmuar në Gjermani këtë vit. Fatmirësisht tornadoja që goditi qytetin Bocholt nuk ka sjellë dëmtime në njerëz, por vetëm pasoja materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *