• |
ide | kryesore

Peticioni i lojtarëve: Flamurtari, shpërbëhet ose ringrihet në 15 qershor

Sport



E ardhmja e Flamurtarit do të mësohet pas datës 15 qershor. Ky është afati i vendosur nga lojtarët për t’u likujduar nga klubi, pas një sezoni torturues, ku kuqezinjtë nuk janë paguar gjatë gjithë sezonit, për shkak të ngërcit financiar të krijuar si pasojë e kontradiktave të Bashkisë së qytetit me administratorin e klubit vlonjat Sinan Idrizi. Në fakt, edhe drejtuesit kuqezinj, pas ndeshjes së fundit me Tiranën në kampionat, kanë caktuar pikërisht datën 15 qershor për likuidimin e futbollistëve.

Është një peticion i vërtetë ai i dhënë nga lojtarët e Flamurtarit, që pas kësaj date do t’i drejtohen organeve të FSHF për të zgjidhur problemin e tyre. Nga burime brenda klubit, por edhe nga vetë lojtarët, mësohet se asnjë prej tyre nuk i është drejtuar Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF për momentin, por pas datës 15 qershor do të kuptohet qartë e ardhmja e Flamurtarit dhe me cfarë grupi lojtarësh do të prezantohen vlonjatët në sezonin e ri futbollistik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *