• |
ide | kryesore

Reagimi i Beyonce gjatë flirtit të një vajze me Jay Z (FOTO)

Paparazzi, Slider

Mbrëmja familjare që Jay Z dhe Beyonce po kalonin në një prej ndeshjeve finale të NBA, u ndërpre në mënyrën më të çuditshme nga një grua, e cila duket se ndërhyri më shumë seç duhet në hapsirën personale të yllit të pop-it.

Cifti i “Drunk in love” ishin të pranishëm në ndeshjen e Golden State Warriors kundër Toronto Raptors, sigurisht në vendet afër fushës sepse janë Beyonce dhe Jay Z. Ata ishin ulur në vendet ngjitur me Nicole Curran, bashkëshortja e një prej lojtarëve të Warriors. Reperi 49 vjeçar mesa duket e njihte mirë Nicole, e cila gjatë gjithë kohës përpiqej që të fliste me Jay, ndërkohë që në mes të tyre qëndronte Beyonce. Kjo gjë nuk i pëlqeu shumë këngëtares së “If i were a boy”, e cila pati reagimin e mëposhtëm, sa herë që gruaja ngjitur me të përpiqej të fliste me bashkëshortin e saj:

Në fakt të gjithë mendojnë se Beyonce nuk ishte e lumtur me “pushtimin” e hapsirës personale që po i bëhej nga Nicole dhe sigurisht për faktin që ajo donte të komunikonte me partnerin e saj me çdo kusht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu