• |
ide | kryesore

SHBA sanksione kundër kundër grupit petrokimik iranian

Planet



SHBA-ja ka ndërmarrë sanksione kundër “Persian Gulf Petrochemical Industries Company” (PGPIC), që është grupi më i madh petrokimik iranian dhe kundër dhjetëra filialeve për shkak të lidhjeve me Gardianët e Revolucionit, sipas një komunikate të Thesarit amerikan.

“Sanksionet janë ndërmarrë për shkak të mbështetjes financiare të dhënë për ‘Khatam al-Anbiya Construction Headquarters’, një konglomerat inxhinierik i Gardianëve të Revolucionit”, theksoi sot Thesari, duke shtuar se 39 filiale dhe agjentë të huaj janë shënjestruar gjithashtu.

Sipas SHBA-së, PGPIC-ja dhe filialet e saj përfaqësojnë 40% të kapaciteteve prodhuese petrokimike iraniane dhe 50% të eksportit në këtë sektor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *