• |
ide | kryesore

Të hënën, Juventus e Sarri zyrtarizojnë marrëveshjen: Chelsea nuk do bëhet pengesë

Sport



Pritja e gjatë gati mbaroi. Duke përjashtuar ndonjë befasi të fundit, trajneri i Juventus do të jetë Maurizio Sarri. Akordi mes teknikut e kampionëve të Italisë është arritur prej kohësh: kontratë trevjecare me rreth 6 milionë euro në sezon. Për të mbyllur operacionin pritet vetëm ok i presidentit të Chelsea, Abramovich, që sipas La Gazzetta dello Sport është punë ditësh.

Pasi është takuar me Paratici në Napoli, të premten e kaluar, Fali Ramadani, prokurator i teknikut, është larguar nga Londra me sigurinë se Sarri do të lirohet dhe Chelsea gjatë fundjavës mund ta thërrasë menaxherin për të zyrtarizuar divorcing me trajnerin që fitoi Europa League. Menjëherë më pas Juventus mund të njoftojë zëvendësuesin e Massimiliano Allegri.

Sarri dëshiron të kthehet në Itali e ka deklaruar se “thirrja e vendit të tij është e fortë”. Raportet mes Chelsea e Juventus janë të mirë sidomos pas tratativës për Higuain e për më tepër që në mars, klubi anglez i kishte garantuar teknikut që në rast të një propozimi nga Italia nuk do të kishte pengesa. Sipas të dhënave akordi i ri është pranë: brenda javës së ardhshme Sarri e Juventus do të zyrtarizojnë marrëveshjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *