• |
ide | kryesore

Tiranë/ Sherr në familje, 17-vjeçarja plagos me thikë kunatin

Lajme



Një konflikt familjar që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kamëz është përshkallëzuar në një përplasje me armë të ftohta. Mësohet se 17-vjeçarja Gj. Metallari ka sulmuar me thikë kunatin e saj, Arjan Metallarin, i cili ka mbetur për pasojë i plagosur.

Sipas dëshmisë së dhënë në Polici nga 17-vjeçarja, i lënduari i është drejtuar shtëpisë së çifitit Metallari nën efektin e alkoolit dhe ka nisur të konfliktohet me ta. Autorja e sulmit pretendon se Metallari, ndërsa debati ka degjeneruar, ka tentuar ta vrasë me thikë.

17-vjeçarja e ka justifikuar agresionin me argumentin e vetëmbrojtjes. Metallari është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, lidhur me ngjarjes Policia do të procedojë në gjendje të lirë 17-vjeçaren, për arsye se është nënë e një foshnjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *