• |
ide | kryesore

Trajneri i ri i Juventus, Marino: “Thonë Sarri, por mua më rezulton…”

Sport



Trajneri i ardhshëm i Juventus nuk është një cështje vetëm e bardhezinjve, por duket se ka përfshirë gjithë ambjentin sportiv në Itali. Ish-drejtuesi i Napolit dhe i Atalantas, Pierpaolo Marino, ka lëshuar disa deklarata interesante për Radio Sportiva, duke shtuar kaosin që mbizotëron në lidhje me njeriun që do të ulet në pankinën e kampionëve të Italisë, për të zëvendësuar Massimiliano Allegri: “Sarri bardhezi? Unë gjithmonë kam menduar për një trajner të huaj, të mësuar të fitojë (Guardiola apo Klopp?) Nëse Sarri do të jetë trajneri i ri, mendoj se do të duhet t’i përshtatet Juventusit”.

Marino më pas ka shtuar: “Sarri është një trajner që unë e pëlqej shumë, por është mësuar të stërvisë pikërisht idenë e tij të lojës. Do ti duhet, përkundrazi, të jetë më elastik për të bërë mirë edhe në Torino”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *