• |
ide | kryesore

Video/ Kosova, 13 ndeshje pa humbje: kundër Malit të Zi çojnë dëm një ndeshje që duhet ta kishin fituar

F1, Sport, Video



Kosova merr barazimin e dytë radhazi në dy ndeshje të luajtura në kualifikueset e Euro 2020 në Grupin A. Në një ndeshje që mori karakter politik, me tërheqjen e trajnerit Ljubisa Tumbakovic dhe dy lojtarëve me origjinë serbe Mirko Ivanic dhe Filip Stojkoviç, për shkak të presionit të bërë nga Serbia, një orë paa ndeshjes, Kosova ishte skuadra më e mirë në fushë, por dështoi të fitonte, duke shpenzuar shumë raste, mes të cilave edhe një traversë.

Kosova shkoi e para në avantazhin në derbin e Ballkanit me Milot Rashicën në minutën e 25, duke finalizuar një aksion spektakolar të nisur nga Zeneli, por që është zhvilluar nga një finesë e jashtëzakonshme e Halimit, përpara se sulmuesi i Werder Bremen të thyente portierin malazez Mijatovic.

Ndëshkohet keq skuadra e Challande, pikërisht në momentin më të mirë. Kosova kishte koleksionuar raste të shumta në portën malazeze, por për tu theksuar ishte ai i humbur nga Zhegrova në asist të Rashicës dhe traversa me kokë e Alitit. Mali i Zi barazoi në rastin e parë të paraqitur. Mugosa shënoi me kokë në portën e Muric, që nuk mundi të mbante jashtë goditjen me kokë nga distanca e afërt e malazezit, në minutën e 69.

Dy pikë në dy ndeshje për formacionin e Challande, që mbetet pas Anglisë me pikë të plota dhe Cekisë, që mposhti 2-1 Bullgarinë. Kundërshtari i ardhshëm i Kosovës mbetet me dy pikë, po aq sa Mali i Zi dhe Kosova, por renditen poshtë Dardanëve, duke qenë se kanë zhvilluar tre ndeshje deri tani.

REZULTATET E KUALIFIKUESEVE
EURO – Qualification:: group A
Czech Republic 2 – 1 Bulgaria
Montenegro 1 – 1 Kosovo
EURO – Qualification:: group B
Lithuania 1 – 1 Luxembourg
Ukraine 5 – 0 Serbia
EURO – Qualification:: group D
Georgia 3 – 0 Gibraltar
Denmark 1 – 1 Ireland
EURO – Qualification:: group F
Faroe Islands 1 – 4 Spain
Norway 2 – 2 Romania
Sweden 3 – 0 Malta
EURO – Qualification:: group G
Austria 1 – 0 Slovenia
North Macedonia 0 – 1 Poland
Latvia 0 – 3 Israel



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *