• |
ide | kryesore

Vuçiç tallet me Thaçin në konferencë, i kërkon të flasë anglisht

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ai serb, Aleksandër Vuçiç janë përplasur mes tyre gjatë konferencës në Bratislavë.

Kur Thaçit iu dha fjala në panel, pati një njoftim se ai do të flasë në gjuhën shqipe.

Në këtë moment reagoi Vuçiç, duke i kërkuar Thaçit që të flasë në gjuhën angleze.

“Flisni në gjuhën angleze”, i tha dy herë Vuçiç homologut të tij kosovar.

Megjithatë Thaçi vazhdoi fjalimin e tij në shqip. Vuçiç vijoi t’i kërkojë Thaçit të flasë anglisht, duke u tallur këtë herë.

“Pyeteni Thaçin në gjuhën shqipe, sepse ai nuk di të flasë anglisht”, tha Vuciç.

Në këtë forum po bisedohet me theks të veçantë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.



6 Comments

  1. E kujt i plasi tepsia?! Pse Merkel si flet ne konference shtypi?! Po Macron?! Apo jane zota ata?! Cfare mutin do Vucic? Apo si bie dot gomarit e i bie samarit. Prandaj gjuha e nje kombi real eshte unike.

  2. Me anglishten e tij Zoti Thaci, (sipas pretendimeve tuaja jo perfekte) ju nxorri nga Kosova ashtu si e meritonit me turp.
    Ketij fakti gjithesesi duhet ti gezoheni.
    Po pyes veten c`do te ndodhte po ta fliste ai perfekt anglishten?????
    Hmmmm. Po shikoj Globin njehere ndoshta do ta gjeja ndonje pergjigje keshtu perafersisht.

  3. Perballe serbit ne vecanti duhet te flasesh shqip gjithmone edhe sikur te jeshe exellent ne anglisht. Ku ka me mire se gjuha shqipe.Perkthyesit zyrtare ne cdo takim bejne punen e tyre.Por Vucicit I vret veshet gjuha jone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *