• |
ide | kryesore

Zaev: NATO-ja nuk do të lejonte krijimin e “Shqipërisë së Madhe”

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se do të dorëhiqet nga pozita, nëse në qershor, Bashkimi Evropian, nuk e miraton fillimin e bisedimeve për anëtarësim me vendin e tij.

Në një intervistë për gazetën belge Soar, Zaev ka thënë se BE-ja i ka premtuar Maqedonisë së Veriut caktimin e datës, për faktin se vendi ka përmbushur reformat dhe në veçanti ka realizuar marrëveshjet për ridefinimin e raporteve me Greqinë dhe Bullgarinë.

Ai ka komentuar edhe raportet e Shqipërisë me BE-në pasi edhe Tirana, sikurse Shkupi, po pret miratimin e vendimit për nisjen e negociatave për anëtarësim.

Zaev tha se nuk beson që në rast se BE-ja nuk e miraton fillimin e negociatave me Shqipërinë, kjo do të çonte në krijimin e një “Shqipërie të Madhe”, pasi sipas tij, këtë nuk do ta lejonte as NATO-ja, anëtare e së cilës është Shqipëria.

“Ky është një kërcënim por nuk është e mundur të ndodhë”, tha Zaev.

Megjithatë, sipas tij, “nëse Shqipëria do të përpiqej të bashkohej me Kosovën, do të humbiste dhjetë vjet dhe do të reduktohet në nivelin e Kosovës”.

Komisioni Evropian i ka propozuar Këshillit të Bashkimit Evropian miratimin e fillimit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë ende nuk është e qartë nëse ky institucion i BE-së do të miratojë një vendim të tillë.

/REL/



4 Comments

  1. Kush do ta krijoje kete shqiperi te madhe. Shqiptaret po ikin. Dhe do vazhdojne te ikin. Me planifikim nga lart .

  2. Qelbsire bullgari/siriani jo shqipria e madhe por natyrale !!
    qelbesir kete vetem sllavet e greket nk e duan Nato nk ka ashgje kunder…
    Qlebesir do ishe me kredible te thuaje maqedonia nk e don kete…

    Shqipria duhet te bllokoj ket qelbesir te futet ne nato….

  3. ata qe lehin gjoja per shqiperine e madhe si rama e thaci ,nuk u rruhet fare per ate ,por vetem per pushtetin e tyre qe te vjedhin sa me shume .per kete pune ata shkerdhejne edhe nenat e motrat e tyre e jo me te pjerdhin per shqiperine.ata jane lepuj nuk e njofin guximin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *