• |
ide | kryesore

Abuzime seksuale: Fifa përjashton përjetë ish-numrin 1 të futbollit

Sport



Dhoma e Gjykimit të Komitetit të Etikës së Fifa ka përjashtuar përjetë nga futbolli ish-presidentin e Federatës afgane (Aff) Keramuudin Karim, i konsideruar fajtor për dhunë seksuale ndaj disa lojtareve. Hetimi i Komitetit, informon vetë Fifa, kishte nisur menjëherë pas denoncimit të bërë nga të paktën pesë futbolliste afgane që e kishin akuzuar për abuzime të vazhdueshme seksuale gjatë periudhës 2013-2018, duke përfituar nga funksioni i tij si president i Aff.

Në vendimin e tij, Komiteti i Etikës ka gjykuar se Karim – 59 vjec, ish-pjesëtar i komitetit të përhershëm të Fifa – ka thyer normat n.23 (mbrojtja e integritetit fizik e mental) e n.25 (abuzim pozicioni) të Kodit të Etikës, duke e sanksionuar me përjashtim të përjetshëm nga të gjitha aktivitetet e futbollit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Për më tepër, ndaj Karim është vendosur një gjobë prej 1 milion franga zvicerane, afërsisht 900 mijë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *