• |
ide | kryesore

Balla komenton vendimin e Metës: Zgjedhjet s’i luan topi, jo Ilir Meta

Lajme, Të fundit



Pas vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve lokale të parashikuara për t’u zhvilluar më datë 30 qershor, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Nga qyteti i Elbasanit, ku po zhvillon një takim elektoral, deputeti Balla ka komentuar vendimin e Metës, duke u shprehur se “zgjedhjet nuk i luan as topi, jo Bamir Topi, as Ilir Meta”.

“Parlamenti është legjitim se buron nga zgjedhje legjitime, por është funksional në të gjitha atributet e veta. Këtu nga kjo lagje e nderuar, dua ta them shumë troç, zgjedhjet e 30 qershorit, nuk i luan as topi, jo Bamir Topi, as Ilir Meta, pavarësisht se për Bamirin kam respekt për mënyrën si është sjell si President.”- tha Balla nga Elbasani.



2 Comments

  1. Ike moe corape kuq se do terhiqesh zvarre i gjalle ne c’vit jemi ,ne vitin e ropqireve tuaj ne kohen e diktatures ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *