• |
ide | kryesore

Basha: Largimi i Ramës është i panegociueshëm

Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë protestës së 8 kombëtare të opozitës është shprehur se nuk do të ketë marrëveshje sa i takon kërkesës për largimin e kryeministrit Edi Rama.  Ai shtoi se opozita nuk kërkon asgjë më shumë se parimet, vlerat e normat e standardet e Evropës demokratike.

“Në emrin tuaj dua të siguroj këdo, mik e aleat që na dëgjon sot për zotimin tonë të parë, ditën e parë të kësaj beteje me 16 shkurt, se ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se parimet, vlerat e normat e standardet e Evropës demokratike, se normat e standardet e SHBA-ve. Ne kërkojmë liri, demokraci, sundim të ligjit, ndarje dhe balancim të pushteteve. Por nuk do të pranojmë asgjë më pak. Me këtë vetëdije jemi mbledhur tash 4 muaj, në këtë manifestim kombëtar force e vizioni, në këtë fuqi shpirtërore të papërballueshme. Me këtë fuqi do të vazhdojmë betejën tonë, orë e minutë, natë e ditë, sepse ora e fitores po afron. Rruga e daljes nga kjo krizë e thellë politike nuk ka as pse të shpiket, as pse të klonohet. Nuk ka dhe nuk do të devijohet as nga propaganda e paguar me dhjetëra milionë të drogës dhe të Besos së Tajvanit”, shprehet Basha.



6 Comments

  1. Shume dakord! Demokratet erdhen dhe do vijne prap, por nuk erdhen per te marre lajme, por per te dhene zgjidhje. Zgjidhja e demokrateve eshte rezistenca. N.q.s vendos te ndryshosh profilin e tyre, do te duhet pak kohe, pavaresisht se nuk e di se kur do te duhen prap demokratet dhe ne cfare formati do te te duhen. Nuk besoj se jane shume fleksibel, por le te shohim. Une per vete i besoj metes dhe jam i bindur se do te jete i gatshem te perballet burrerisht me ate qe beri sot, njesoj si dhjetera demokrate qe jane brenda si burra dhe qe nuk i kane treguar kurre plaget. Ato jane bekimi i demokracise, pavaresisht sesa e kupton ti. Vete(plagosja)vendosja tregon edhe kerthizen per plage. Leart Kola ia leu koken me boje plakut, pa pike turpi. Mos harro kurre, se ti drejton tjeter lloj populli. Mire apo keq, keta jane.

  2. Shikoni Kater komentet e para te te njejtit pabuks e shpirt keq.Qe asgje nuk ka arrit ne jete..As buk nuk con dot ne shtepi..Rama iku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *