• |
ide | kryesore

Cikalleshi: “Keqardhje që nuk shënuam, me skemën e re ndihmuam ekipin shumë mirë”

Sport



Ishte ndër më të mirët në fushë me Shqipërinë ndaj Islandës, por Sokol Cikalleshi shpreh keqardhjen per humbjen minimale.  “Na ka mërzitur disi rezultati. Me lojën që zhvilluam, mund të arrin diçka më mirë. Për mua të kthehem në Kombëtare, është një nder. Mendoj që me skemën e re e ndihmuan ekipin shumë mirë. Na vjen keq që nuk arritëm të shënonim. Jemi të pezmatuar nga rezultati”.

I pyetur nga “RTSH” për atë që ai dhe skuadra kuqezi dha në fushë, sulmuesi u shpreh: “E kisha detyrë që të kthehesha në zonë, kur kundërshtarët hidhni autet. Në pjesën e parë harxhuam energji dhe kërkuam me ngulm që të shënonim. Nuk e di a ishte penallti ajo që pretenduam. Në pjesën e dytë, nuk e gjetë forcën e duhur për të dalë në sulm. Në pjesën e parë kishim erën në favor, ndërsa në të dytën e kishim kundër”.

Ndaj Moldavisë do të jetë një ndeshje tjetër: “Goli i pësuar në uli moralin. Nuk dorëzohemi! Me trajnerin e ri dhe skemën e përdorur, treguam se mund të luanim me 2 sulmuesë. Me vjen keq për rezultatin. Me Moldavinë do të jetë një ndeshje ndryshe. Islanda ishte shumë e fortë fizikisht. Mendoj që i bëmë ballë shumë mirë. Nuk pësuam gol nga goditja standarte që ata janë shumë të fortë. Me Moldavinë duhet të arrijmë rezultat pozitiv. Do jetë një ndeshje e vështirë”, tha Cikalleshi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *