• |
ide | kryesore

Çmenduri merkato: pas Hazard, Real fikson dy kampionë për mesfushën

Sport



Verë e nxehtë në Madrid përsa i përket merkatos. Pas Eden Hazard e Luka Jovic, Real Madrid nuk dëshiron të ndalet më dhe nis sulmin për të kompletuar mesfushën, si reparti në të cilin Zidane ka shprehur bindjen se ka nevojë për rikonstruktim fondamental. Në shenjestër të merengues janë dy kampionë, po nga Premier League: Paul Pogba e Christian Eriksen.

Sipas asaj që bën të ditur ‘Daily Mirror’ Blancos për të arritur tek mesfushori francez i Manchester United, që konsiderohet prioritet nga tekniku i madrilenëve, janë të gatshëm të vendosin në tavolinë Gareth Bale.

Por nuk mbaron me kaq, sepse bisedimet me Christian Eriksen, gjithnjë e më tepër në orbitën Real Madrid, janë në fazë të avancuar. Kjo konfirmohet qartë nga lëvizja e Tottenham, që nuk dëshiron të gjendet i papërgatitur në rast lamtumire të mundshme të danezit. Sipas shtypit anglez Mauricio Pochettino ka sugjeruar emrin e Julian Draxler, mesfushorit që duhet të largohet nga Psg, si lojtarin ideal për ta zëvendësuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *