• |
ide | kryesore

Drejtori i SHÇBA-së pranon përfshirjen e policëve në kultivimin e kanabisit

Lajme



Drejtori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Tiranë, Adriatik Ago, ka pranuar se ka punonjës policie, të cilët janë përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të kanabisit. Kjo deklaratë u bë gjatë konferencës së përbashkët të Prokurorisë së Tiranës, SHÇBA-së dhe Drejtorisë së Doganave, në kuadër të një hetimi disamujor, si rezultat i të cilit ranë në pranga 4 punonjës policie të implikuar në kontrabandën e makinave.

“Paraprakisht, ju bëj me dije se ka të dhëna se ka punonjës Policie të përfshirë, pavarësisht nga roli dhe funksioni që mbajnë dhe ne jemi të përgatitur të çelim hetime për çdo punonjës të përfshirë. Do të bëjmë një takim me këto nivele që të kontrollojmë detyrat e vendosura nga titullari i Ministrisë së Brendshme. Jemi të hapur për të hetuar ndaj çdo punonjësi Policie dhe kemi informacione. Në disa raste kemi nisur hetimet dhe në disa të tjera pritet që të nisin. Hetimet po zhvillohen në Shkodër dhe Vlorë, në lidhje me rastet e abuzimeve nga funksionarë të ndryshëm të Policisë së Shtetit”, u shpreh Ago.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *