• |
ide | kryesore

Euro 2020/ Jemi gati: ja si do të luajë Shqipëria e Edy Reja kundër Islandës

F1, Sport



Strikt në idenë për të mbajtur të fshehur formacionin, ashtu si edhe është normale për një teknik që bën debutimin dhe ka një skuadër që ende nuk i ka zbuluar mirë të gjithë potencialin, por me qartësi: kundër Islandës, në Rekjavik në orën 15.00, Edy Reja do të aplikojë një skemë të re, atë 3-5-2 që është munduar ta përdorë gjatë 36 viteve karrierë. Nuk është se nuk ka luajtur kurrë më parë Shqipëria në këtë mënyrë, por duhet pranuar se eksperimentet precedente nuk është se kanë qenë impresionuese.

E megjithatë 73 vjecari shkon përpara me idenë e tij, duke përdorur lojtarët e duhur, në vendet e duhura, i gatshëm edhe për sakrifica me peshë, me viktima luksi si Grezda i larguar demonstrativisht nga grumbullimi dhe Roshi i destinuar për pankinën. Sigurisht që ka edhe dilema, në cdo repart përvec portierit, ku mungesa e Starkoshës i ka dhënë garanci Berishës. Për mbrojtjen Ardian Ismajli e Kastriot Dermakun, pas një sezoni shumë të mirë me Cosenza kanë blinduar dy nga tre vendet, për të cilin Reja ka dilemën ta kompletojë me Veselin, një tjetër italian, apo Mihajn, që debutimin kuqezi e bëri me Panuccin dhe një dëmtim pas 8 minutash lojë.

Qendrat e mesfushës duken të gjetura, Basha-Kace-Xhaka, me vetëm Abrashin, që impenjon mendimet e italianit për agresivitetin që mund të ofrojë. Në krahë, duhet dikush që të dijë të mbrojë, në këtë rast më shumë se të sulmojë. Kështu kapiteni Hysaj ul në pankinë Roshin, ndërsa rivaliteti në të majtë është mes Lenjanit dhe Alijit.

Për sulmin imponi fizik që jep Balaj, kundër një mbrojte shtatlartë si ajo Islandeze bën diferencën, ndaj shkodrani është i vetmi që mund të konsiderohet i sigurtë në vijën e parë me dy sulmues. Cështja është se cili mes Cikalleshi apo Sadiku garanton më shumë suport për Balajn, në mënyrë që të sinkronizohet sa më shpejt një mekanizëm i harruar tashmë nga kuqezinjtë, prej kohësh të mësuar të luajnë me vetëm një lojtar përpara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *