• |
ide | kryesore

F1/ Ferrari i pari në Kanada: në pistën e preferuar të Hamilton, triumfi është i Vettel

Sport



Më në fund, Mercedes humb vendin e parë në një start gare, për herë të parë në këtë sezon! Sebastian Vettel ka rrëmbyer pole position e parë sezonal në GP të Kanadasë me kohën rekord 1:10.240. Super kualifikuese për gjermanin e Ferrari që ka luftuar me Leëis Hamilton, i dyti vetëm dy të dhjetat larg. Vendi i tretë për Charles Leclerc (+0.608) që e ka pozicionuar Ferrarin e tij përpara Daniel Ricciardo me Renault. Vetëm i gjashtë Bottas me Mercedesin tjetër, i 11 Verstappen (Red Bull).

Një clirim i vërtetë, që kuptohet në britmën në radio të Vettel, pas arritjes së pole position. Dëshpërimi për një sezon tepër të vështirë, kundër cdo pritshmërie e lumturia për faktin që u kthye, edhe pse duhet ta provojë këtë në garë, por Ferrari duket në rrugën e duhur. Në Montreal, Vettel është shfaqur më i motivuar se kurrë, që në momentin që mohoi largimin nga skuderia në fund të sezonit. Xhiro e fundit ishte thjesht perfekte, pikërisht në kohën kur Hamilton dukej i pathyeshëm.

Një shuplakë e fortë për Hamilton, marrë në një nga pistat e tij të prefereuara. Mercedes e Ferrari kryen një duel të vërtetë në Q3, ndërsa dy pilotët treguan se janë ata më të mirët. E tregon qartë diferenca me shokët: Leclerc i treti i shkëputur 6 të dhjetat, Bottas i gjashti 8 të dhjetat e gjysëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *