• |
ide | kryesore

Icardi jep detajin e fundit: video bardhezi, pasioni i gjithi zikaltër

Sport, Video



Një video emocionale, jo më shumë se 1 minutë, në bardhezi, ashtu si tashmë të gjithë fotot e publikuara: Mauro Icardi ripërshkon kështu sezonin e sapombyllur, ndoshta të fundit me fanellën e Inter. Sulmuesi argjentinas kujton golat e shënuar, festimet buzë fushës bashkë me bashkëshorten-agjente Ëanda Nara, gëzimin e tifozëve në shkallët e stadiumit. Një sezon që në realitet ishte negativ, me rënien e rendimentit pasi i’u hoq shiriti i kapitenit.

Tani historia e tij me Inter mund të përfundojë. Shoqëria ka qëllim ta shesë për të arkëtuar dhe njëkohësisht evituar probleme të tjera brenda dhomave të zhveshjes. Flitet për një këmbim me Paolo Dybala dhe këto postime bardhezi vetëm sa duket sikur janë indicje të një destinacioni të ardhshëm, që nuk do ti pëlqejë aspak tifozëve të Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *