• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Nuk kam ndikuar te vendimi i Metës për të shtyrë zgjedhjet

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjatë rrugës për t’iu bashkuar protestës, iu përgjigj gazetarëve se sot protestohet kundër politikave diskriminuese të kryeministrit Rama.

“Jemi këtu për t’ju thënë që shumica e shqiptarëve janë kundër politika të tij diskriminuese. Ta harrojë politikën, i them Ramës se është edhe baba, prindi për fëmijën e tij sakrifikon edhe jetën. Shqiptarëve iu duhet një alternative e re ku të gjithë janë të barabartë.” U shpreh Kryemadhi ndërsa shtoi se:  “Për mua nuk ka rëndësi nëse bëhen apo jo zgjedhjet, Rama duhet të ikë, është kryeministër me vota nga grupe të krimit të organizuar.”

E pyetur nëse ka ndikur në vendimin e kreut të shtetit, Ilir Meta, për anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit, Kryemadhi e mohoi kategorikisht këtë.

“Nuk kam ndikuar fare, kam dy javë që nuk e kam takuar që kur jam operuar. Protestat do të vazhdojnë, nuk ka dialog me Ramën që ka ardhur me votë ilegjitime. Sot protestojmë për demokracinë, fjalën e lirë, median e lirë, punën, padrejtësitë në gjykata, etj”, u shpreh Kryemadhi.



5 Comments

  1. OPO FLENE BASHKE KETA APO JANE NDARE ??????????? QEKA BO MURGESH ME GJITH MEN KJO SHURRA . NA RRUAJTE KKKKK MURGESHE .ANULLIMI I ZGJEDHJEVE ESHTE VEPRIM I MIRE POR ANTIKUSHTETUES .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *