• |
ide | kryesore

Liga e Kombeve mund të ktheje CR7 në garë për Topin e Artë: “Duam titullin, do japim gjithçka”

Sport, Video



Pasi vendosi gjysëmfinalen me Zvicrën me tre gola spektakolarë, Cristiano Ronaldo hedh sytë nga shënjestra e madhe, finalja e Nations League kundër Hollandës. “Eshtë gjithnjë nder të kthehesh në kombëtaren e Portugalisë – ka deklaruar CR7 -. Të jesh pjesë e këtij kompeticioni është akoma edhe më e vecantë e të shënosh është qershia mbi tortë”. “Shpresoj të fitojë Nations. Luajmë në shtëpi dhe do të japim gjithcka. Të gjithë të bashkuar mund të jemi kampionë”, ka shtuar sulmuesi i Juventus.

Një hap larg finishit të rëndësishëm të Nations, Ronaldo tregon sekretet e suksesit të tij. “34 vjec ndihem ende shumë mirë fizikisht. Gjëja më e rëndësishme është koka, të jesh i motivuar mentalisht dhe i lumtur”. “Mendoj se kam ende shumë për të dhënë”, ka garantuar fenomeni portugez, duke premtuar betejë në finalen kundër Hollandës për të marrë titullin. Një trofe që në fakt mund të jetë vecanërisht i rëdnësishëm për portugezin, në ambicjen për të fituar Topin e Artë për herë të 6. Me Champions që nuk shkoi as për Lionel Messi, shanset janë të hapura, edhe pse Pleshti ka shënuar më shumë në La Liga, ndërsa Kupa e Amerikës mund të bëjë diferencën në favor të argjentinasit, gjithnjë nëse ai e fiton. Në të kundërt, lojërat janë të hapura, gjithnjë nëse një si Salah nuk mbin para tyre për të fituar Topin e Artë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *