• |
ide | kryesore

Policia i merr protestuesve flamujt dhe vuvuzelat e protestës

Lajme, Të fundit



Pak minuta më parë policia i ka marrë protestuesve flamujt, pankartat dhe vuvuzelat e pretestës. Veprimi  i efektivëve të Komisariatit 2 të kryeqytetit, është kundërshtuar nga organizatorët e protestës, që janë gjendur pranë kryesisë së Kuvendit, ku ka ndodhur bllokimi i automjetit me dekorin e protestës.

Burime nga PD shprehen se: “Akti i paligjshëm është një nga veprimet provokuese të rradhës së policisë politike që, në shërbim të një pushteti kriminal, ka arritur në kufijtë e qesharakes me arrestimin e flamujve shqiptarë, amerikanë, gjermanë, europianë apo edhe të pankartave që demaskojnë në anglisht dhe në gjermanisht vjedhjen e zgjedhjeve nga Rama përmes bandave dhe krimit të organizuar”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *