• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës, rreth 1300 qytetarë nisen nga Berati drejt Tiranës

Lajme, Të fundit

Rreth 1300 qytetarë janë nisur nga selitë e Partisë Demokratike (PD) dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në qytetin e Beratit drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së tetë në radhë në rang kombëtar të opozitës së bashkuar joparlamentare.

Mësohet se nën organizimin e përfaqësuesve të PD-së dhe të LSI-së për Qarkun e Beratit, janë nisur me dhjetra autobuzë dhe automjete me simpatizantë të subjekteve përkatëse politike. Sipas informacionit të komunikuar nga kreu lokal i PD-së, Gazmend Azizi, numri i simpatizantëve të demokratëve që i janë drejtuar Tiranës për të protestuar në sheshin para godinës së Kryeministrisë arrin në rreth 700 persona, ndërsa nga LSI-ja konfirmohet një numër prej 400 protestuesish.

Sikurse ka ndodhur edhe në protestat e mëparshme, përkrahësit e PD-së do të mblidhen në selinë qendore blu për të marshuar të prirë nga kreu Lulzim Basha drejt institucionit qeveritar.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu