• |
ide | kryesore

Real Madrid ka zyrtarisht një numër 7: Eden Hazard kampioni më i ri merengues

Sport, Video



Mungonte vetëm zyrtarizimi, që ka mbërritur tashmë në faqen zyrtare të Real Madrid. Eden Hazard është futbollisti i ri i Merengues, me të cilin ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor 2024. Sulmuesi belg do të prezantohet në 13 qershor në Santiago Bernabeu. Sipas asaj që bën të ditur As, blancos do të paguajnë në arkat e Chelsea 100 milionë euro plùs bonus. Londinezët kanë dashur t’a respektojnë me postimin e një video, për të përshëndetur ish-kampionin e tyre…

Vazhdon në këtë mënyrë fushata e shpenzimeve me blerje të mëdha nga Real Madrid, që pas një sezoni nën pritshmëri po përforcohet për tu kthyer prepotent në Spanjë e Europë. Klubi i Florentino Perez ka marrë ndërkohë Luka Jovic nga Eintracht Frankfurte për 60 milionë euro, ndërsa për mbrojtjen goditja e madhe është Eder Militao, blerë nga Porto për 50 milionë. Këtij trisi të rëndësishëm i duhet shtuar talenti Rodrygo, datëlindja 2001, i bllokuar vitin e kaluar (45 milionë) e i lënë edhe një vit tek Santos: edhe ai në sezonin e ardhshëm do të jetë në dispozicion të Zinedine Zidane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *