• |
ide | kryesore

Video/ Franca, kampione e botës, thyhet në Turqi: fiton edhe Moldavia që barazon Shqipërinë

F1, Sport, Video



Mbrëmje befasuese në stadiumin “Konya Buyuksehir” ku kampionët e botës të Francs janë dorëzuar përballë Turqisë, që merr me forcë vendin e parë të Grupit H. Skuadra e Senol Gunes ka impresionuar përballë luksit të kampionëve të Gjelave, që kishte në dispozicion Didier Deschamps.

Turqia, që e nisi fushatën me fitoren në Loro Borici kundër Shqipërisë, aneksoi bindshëm Mbappe, Griezmann e Pogba, duke mbyllur llogaritë në pjesën e parë. Kaan Ayhan shënoi golin e avantazhit pas 29 minutash, ndërsa kur pritej reagimi i Francës, Cengiz Under i tronditi, pesë minuta përpara pushimit.

Me këtë fitore, Turqia pozicionohet në vendin e parë me pikë të plota, 9, duke lënë pas Francën me 6 pikë, aq sa Islanda, pas suksesit 1-0 ndaj kuqezinjve. Triumf edhe për Moldavinë në ndeshjen kundër Andorrës, e fituar 1-0, aq sa mjafton për tu bashkuar me Shqipërinë në kuotën e tre pikëve, në po aq ndeshje, duke e bërë edhe më interesante përballjen e të martës në Elbasan Arena.

REZULTATET E KUALIFIKUESEVE

EURO – Qualification:: group C
Estonia 1 – 2 N.Ireland
Belarus 0 – 2 Germany
EURO – Qualification:: group E
Croatia 2 – 1 Wales
Azerbaijan 1 – 3 Hungary
EURO – Qualification:: group H
Iceland 1 – 0 Albania
Moldova 1 – 0 Andorra
Turkey 2 – 0 France
EURO – Qualification:: group I
Russia 9 – 0 San Marino
Belgium 3 – 0 Kazakhstan
Scotland 2 – 1 Cyprus
EURO – Qualification:: group J
Armenia 3 – 0 Liechtenstein
Finland 2 – 0 Bosnia and Herzegovina
Greece 0 – 3 Italy



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *