• |
ide | kryesore

Vuçiç telefon Merkel: Na ndihmo që Kosova të pezullojë taksën

Planet



Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, për t’i kërkuar ndihmë dhe ndërmjetësim lidhur me heqjen e taksës prej 100 % ndaj mallrave dhe produkteve me origjinë serbe. Sipas raportimeve të “Tanjug”, presidenti Vuçiç ka diskutuar me kancelaren Merkel për marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke i kushtuar rëndësi parësore bllokimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiç ka përsëritur gatishmërinë për t’u angazhuar në procesin e rivendosjes së dialogut me Kosovën, me synim arritjen e një zgjidhjeje kompromisi të pranueshme për të dyja palët. “Ai, megjithatë, përsëriti qëndrimin se për tejkalimin e bllokimit në dialog është e domosdoshme që Prishtina të heq taksën ndaj mallrave të prodhuara në Serbi dhe, edhe një herë e ka lutur kancelaren Merkel që të ndihmojë në vazhdimin e qarkullimit të lirë të mallrave dhe të tregtisë.”- shkruan “Tanjug”.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *